DYLON

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion, Policia apelon te shoferët të jenë të kujdeshëm

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion, Policia apelon te shoferët të jenë të kujdeshëm
Avatar photo Redaksia

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion, e Policia e Kosovës apelon te shoferët të jenë të kujdesshëm dhe ti respektojnë disa këshilla si: Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës; Mos përdorni dritat me rreze të gjata; Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll; Mbani krahun e djathtë të rrugës; Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë…

Ja postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

EkoHigjiena

KUJDES, SHOFERË!

MJEGULLA PARAQET RREZIK NË KOMUNIKACION

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.

Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:

Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;

Mos përdorni dritat me rreze të gjata;

Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;

Mbani krahun e djathtë të rrugës;

Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët! /2LONLINE/