DYLON

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion – Policia apelon për kujdes!

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion – Policia apelon për kujdes!
Avatar photo Redaksia

Ka filluar shfaqja/ prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulet. Mos harroni se ngasja ne mjegull mund te jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga Para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më te dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme te mjegullës te cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t ju shohin juve edhe nga një distancë me e madhe.

EkoHigjiena

Mjegulla mund të krijoje një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektoje jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bënë të pamundur që shoferët e tjerë t’iu shohin.

Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!