Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot nuk ka ndodhur asnjë fluturim dhe as aterrim i aeroplanëve për shkak të mjegullës. Zyrtarë të Aeroportit kanë thënë se të gjitha këto fluturime janë shtyrë për shkak se ende mbi qiellin e Kosovës vazhdon të ketë mjegull.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara njofton se fluturimet nuk janë zhvilluar deri tani, por pritet të realizohen pas mesditës, kur parashihet të hiqet mjegulla.
Dje janë realizuar disa fluturime gjatë ditës, por prej orës 15 nuk ka pasur më aterrime.