Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është reçeta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, tune dhe jogurt.
Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjimit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë (kamember, gaud, mocarelë, parmeza dhe rokfor), peshkun e thatë, të kriposur, apo të kozervuar, salamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin. Ushqimet e permendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.
Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga melmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.