Mjafton të peshoheni çdo ditë, të vini ma i lehtë!
Peshorja është instrumenti kryesor për t’u dobësuar. Për të humbur peshë pa e rifituar atë, mjafton të peshoheni çdo ditë. Strategjia këshillohet nga një studim i bërë nga “Cornell University” në SHBA, i publikuar në “Journal of Obesity”, i cili ka konfirmuar efikasitetin e sistemit.
Gjatë një eksperimenti gjatë dy viteve, pjesëmarrësit kanë humbur peshë, me metoda zgjedhjeje që në vitin e parë të programit. Dhe në shumicën e rasteve, duke u peshuar çdo ditë, në vitin e dytë kanë qenë të aftë të arrijnë rezultatin e fituar.
Një e dhënë kundër tendencës, duke parë që në përgjithësi, kush humbet peshë, e rifiton atë një vit më pas 4 herë në 10 dhe thuajse 100% të kilogramëve të humbura në 5 vjet.
Në studim, kërkuesit nuk kanë vendosur asnjë dietë për t’u dobësuar për pjesëmarrësit, por u kanë kërkuar atyre të humbnin 1% të peshës së tyre të fillimit, pastaj ta mbanin për 10 ditë.
Kohët e fundit studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve të humbnin akoma 1% për të arritur një rënie deri në 10% të peshës së fillimit dhe ta mbanin në këto ritme. Strategjia rezultoi më efikase për meshkujt se për femrat.
Zakoni për t’u peshuar çdo ditë dhe për të pasur një agjendë elektronike, mund të bëjë diferencën. Sipas David Levitsky, sistemi lejon të jesh i vetëdijshëm konkretisht për lidhjen mes ushqimit dhe kileve të tepërta. Peshorja ndër të tjera ndihmon të bësh sjelle pozitive.
