DYLON

Mjaft më me filma dhe lojëra politike—kthehuni në tokë dhe hapni rrugë buxhetit!

Mjaft më me filma dhe lojëra politike—kthehuni në tokë dhe hapni rrugë buxhetit!
Avatar photo Redaksia

Nga: Ardian Azemi/Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan/

Zgjedhjet kanë mbaruar, fushata ka përfunduar, dhe qytetarët nuk kanë më durim për lojërat tuaja. Gjilani është në gjendje të mjerueshme për shkak të keqqeverisjes.

EkoHigjiena

Sa më shumë e zvarritni këtë proces, aq më e qartë bëhet se nuk jeni të interesuar për qytetin, por vetëm për interesat tuaja.

Ne ju njohim mirë dhe e dimë saktësisht sa faj keni për këtë situatë, të tria partitë politike. Koha e justifikimeve ka mbaruar!

Nëse nuk jeni në gjendje të merrni vendime për të mirën e qytetit, largohuni dhe mos i mbani peng qytetarët me lojërat tuaja politike.

Aleanca asnjëherë nuk ka kalkuluar me interesin qytetar. Ne kemi qenë gjithmonë konstruktivë dhe të përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm, pa marrë parasysh a është fushatë apo jo.

Ndaj thirrni mendjes dhe mbylleni këtë temë menjëherë, sepse nuk ka më kohë për manovra.

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe shumë shpejt do të matemi të gjithë për atë që kemi bërë—dhe mbi të gjitha, për atë që nuk keni bërë ju!  /2LONLINE/