DYLON

Mizafere Ismajli braktis AKR-në kalon në LDK

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Këshilltarja komunale Mizafere Ismajli ka braktisur AKR-në për të kaluar në  LDK, subjekt  që i ka fituar zgjedhjet në Gjilan e që tani do ti ketë 12 këshilltarë, ndërkohë që AKR ka mbetet e përfaqësuar tani me të vetmin këshilltarë Arben Maliqi,

Ismajli ka thënë se  po e braktis AKR-në për shkak të zhvillimeve të fundit në atë parti, e me të cilat ajo nuk  ishte e kënaqur. Ajo nuk precizoi se cilat janë ato zhvillime por vetëm u shpreh e pakënaqur me AKR-në dhe tha se tani po i bashkohet një subjekti politik  që e themeloi presidenti historik Ibrahim Rugova  me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët

EkoHigjiena

“Po i bashkohem  po ashtu vizionit të kryetarit Lutfi Haziri,  i cili edhe me volta e dëshmoi se punoi dhe veproi për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Ismajli.

Mirëseardhje në LDK asaj i  dëshiroi Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së i cili tha se  me aderimin e saj, Ismajli do ta pasurojë  edhe më tutje  koloritin e përbërjes së LDK-së në Kuvend e në përgjithësi LDK-së në Gjilan.

Aliu tha se e çmojnë punën e deritanishme të saj  pasi njihet si punëtore e madhe e në veçanti  dallohet me punën  që ka bërë në Grupin Joformal të Grave  në avancimin e barazisë gjinore.

Ai shtoi se Ismajli do ta ketë fushëveprimin e duhur në LDK për të vazhduar rrugëtimin së bashku, derisa edhe zëdhënësja e LDK-së Saranda Bllaca tha se kjo dëshmon se LDK vazhdimesh po rritet dhe si në nivelin lokal ashtu edhe nacional nuk ka kush e ndal. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.