DYLON

MIT: Rrugët e Kosovës, të lira për qarkullim

MIT: Rrugët e Kosovës, të lira për qarkullim
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MIT janë në teren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat.

Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët vozitje të kujdesshme dhe me pajisje dimërore.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.