DYLON

MIT-Policia e Kosovës, memorandum për regjistrim të automjeteve të aksidentuara

MIT-Policia e Kosovës, memorandum për regjistrim të automjeteve të aksidentuara
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Përmes kësaj marrëveshje, do të bëhet regjistrimi i të gjitha veturave të aksidentuara, vendim ky i marrë nga Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor.

MIT-ja përmes institucioneve të saj në varësi do të realizojë një platformë “Ueb-Servisi” apo “Modul Elektronik On-line” për evidentimin dhe regjistrimin e automjeteve të involvuara në aksidente rrugore përmes VIN, (fotografive dhe dokumentacioneve tjera të automjeteve); do të kujdeset për ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e shënimeve me qëllim që të bëhet kontrolli i plotë/saktë i automjeteve të aksidentuara, për rikthim në qarkullim rrugor pas riparimit apo ri-aftësimit; do të kujdeset që të ndaloj rikthimin në qarkullim të automjeteve të dëmtuara në aksidente pa e kryer kontrollin e riparimit apo përmirësimit sipas nenit 27 të Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete; do të kujdeset këtë që platformë ta vë në dispozicion të Departamentit për Regjistrim të Automjeteve në Agjensionin e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mënyrë që të eliminohen mundësitë e shmangies së automjeteve të aksidentuara në trafik;

EkoHigjiena

Lekaj theksoi se MIT, me anë të këtij memorandumi tregon vendosmërinë e promovimit të sigurisë në rrugë dhe bashkërenditjen e aktiviteteve në sektorin e sigurisë rrugore, si dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore.

Qalaj, theksoi përkushtimin e policisë për të përmbushur të gjitha obligimet që derivojnë nga ligjet e Republikës së Kosovës, për të krijuar trafik të sigurtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.