Zgjedhjet parlamentare dhe fushata nga subjektet politike, vetëm sa të bëjnë të qartë të metat e vendit. Qeverit e pasluftës, pa bërë përjashtime dhe etiketime, nuk kanë arritur e vështirë se do të arrijnë të instalojnë një shtet të së drejtës, një shtet ku barazia para ligjit është faktike e jo vetëm teori dhe fjalë.
Shkruan: Alban HYSENI
(2L ONLINE) – Në parim, fushata paraqet mundësi që subjektet politike, të paraqesin program qeverisës. Kjo në vendin tonë nuk ka ndodhur, nuk po ndodh tani e vështirë se do të ndodhë edhe në të ardhmen. Është krejtësisht e pakuptimt se si subjektet politike (si, PDK, LDK, AAK dhe AKR) para popullit dalin vetëm “me program” të zhvillimit ekonomik. Organizimi shoqëror i quajtur shtet përfshinë shumë më shumë se zhvillim ekonomik.
Partia në pushtet, për dy mandatet e saja thirret në shtet ndërtim dhe konsolidim të organeve shtetërore, duke arsyetuar kështu në mënyrë indirekte, mos përkushtimin për zhvillim ekonomik. Kjo nuk shitet, po edhe pse ka dalë shitje nuk duhet blerë! Pra, shteti i zhvilluar ekonomik duhet të jetë i paraprirë nga një proces tjetër shumë i rëndësishëm.
Përderisa shteti dhe organet e tij, nuk paraqesin majën e vullnetit të mirë dhe pastërtisë para ligjit, duke i kthyer qeveritarët në shërbyes e popullin në llogarikërkues zhvillimi ekonomik nuk ndodh. Në anën tjetër, një vend që ofron kushte optimale për paprekshmëri të pushtetarëve para ligjit, korrupsioni, krimi i organizuar dhe dukuritë tjera negative (si nepotizmi, ndarja pa kritere e tenderëve, partizimi i arsimit, neglizhimi i shëndetësisë, shitja e egër e REpublikës, thirrja në komb e vjedhja e tij si në rrugën e kombit etj…) gjejnë kushte ideale për kultivim.
Shihet qartë, se shtetit të zhvillar ekonomikisht, duhet ti paraprijë edhe shteti i së drejtës (pra jo vetëm shteti ligjor!). Kosova mund të quhet shtet ligjor se ligjet ekzistojnë në kuantitet, po kjo nuk mjafton për të pasur drejtësi. Pra, shteti i së drejtës, është organizimi i tillë, ku garantohet se secili dhe çdo qytetarë (e sidomos edhe udhëheqësit e vendit) janë të barabartë para ligjit. Është kontravers mendimi se shkelësi i ligjit garanton barazi për atë që i përmbahet ligjit. Pra barazia në këtë rast merr dimension tjetër, ku shkelësi shkel të drejtin duke mohuar barazinë e në anën tjetër favorizon shkelësin (vetën e të tjerët si ai vetë) për të rishkelur barazinë e me të edhe qytetarët dhe vendin.
Në rastet kur shteti i së drejtë është funksional, zhvillimi ekonomik nuk ka më barriera. Ajo çka duhet pyetur vetën (çdo qytetarë) është se a mund të ketë shtet të së drejtës, me lista për deputetë ku mbizotërojnë të dënuarit, të akuzuarit dhe të hetuarit? Shteti i së drejtës madje nuk mund të ekzistojë edhe me njerëz që shfrytëzojnë pozitën zyrtare për ti garantuar vetës dhe rrethit paprekshmëri ligjore. Shihet se me këta individë shteti i së drejtës nuk mund të ekzistojë, e pa shtet të së drejtës as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur. Rrjedhimisht, misioni i ri është mision i pamundur.
Se sa janë reale premtimet që po bëhen, nuk mendoj se duhet trajtuar gjatë. Kalkulime të thjeshta tregojnë se për të hapur 200.000 vende të reja pune për 4 vite, nënkupton 50.000 vende pune për çdo vitë, e kjo do të thotë ngritje ekonomike për 20% për ¬çdo vitë. Komentimi i këtyre shifrave është i panevojshëm, të paktën për realistët e jo ata “vizionarët eUropian apo eVropian”!
Në anën tjetër kemi subjekt politik, që premton rregullimin e ujit të pijshëm në gjithë vendin, kur për 15 vite qeverisje nuk ka arritur të rregullojë atë në kryeqytet. Madje, në sheshin e famshëm (e të betonuar) deri në kthimin e komunës te dhe për qytetarët (pra, me fitoren e VETËVENDOSJE!-s) kundërmimi i kanalizimit në disa pjesë ishte i padurueshëm. Si edhe mund të mendoni është jo serioze, jo reale, gënjeshtër e tallje me qytetarë kjo që po bëhet.
Si rrugë e vetme për qytetarë, si subjekt i vetëm politik, i cili jo me premtime për vende pune, e as me premtime për “rregullim të ujit” po me një program qeverisës (shih Alternativën Qeverisëse të VETËVENDOSJE!-s http://www.vetevendosje.org/inc/uploads/2013/09/Alternativa_Qeverisese_VV.pdf ) premton të jetë subjekti më serioz e më real dhe i vetmi me program të shkruar e publik.
Duke folur shumë objektivisht, dokumenti i lartëpërmendur, me bazë tri shtyllëshe dhe me 20 kapituj paraqet alterntivën të vetme serioze për vendin. Natyrisht nuk është alternativa e vetme, se ajo çka ofrojnë qeverisjet e tashmë të provuara e të pa ndryshueshme, DUART NË GJEPA, DIHET!
Alternative Qeverisëse e VV, me tri shtyllat e saj (Shteti i së Drejtës, Shteti Zhvillimor dhe Shteti Social) paraqet rrugën e formimit të asaj që është brenda fjalës Republikë. Në rePUBLIKË pa shtet të së drejtës nuk ka shtet zhvillimor, e shteti zhvillimor e i drejtë garanton shëndetësi e arsim të mirëfilltë, garanton solidaritet e mirëqenie, pra shtet social.
Koha e këtyre ndryshimeve ka ardhur. Tash është koha që serioziteti, puna, përkushtimi dhe vendi e qeverisja ti kthehen popullit. Sovrani i vërtetë është populli, ai duhet të vendos, madje të vetëvendos. Puna dhe rezultatet e komunës së Prishtinës, janë argumenti më i fuqishëm për programin qeverisës të VETËVENDOSJE!-s dhe zbatimit të tij pas 8 qershorit. /2l Online/