Pas humbjes shkatërruese të Turqisë në Luftën e Parë Ballkanike, një grup nacionalistësh turq kreu një grusht shtet më 23 janar 1913, dhe formoi një qeveri të përkushtuar për të vazhduar luftën drejtë një fundi fitimtar të udhëhequr nga xhonturqit, që të gjithë kishin qëllim të përbashkët të forcojnë Turqinë dhe të ndalonin ndarjen e mëtejme të territoreve të saja.
Shkruan: Sami ARIFI
Për të vëzhguar flotën dhe shërbimet civile u sollën ekspert britanik për reforma administrative dhe financiare, ndërsa për sistemin e taksimit u sollën ekspert francezë. Për t’i ristrukturuar forcat e armatosura, turqit filluan ti drejtohen Gjermanisë, zgjedhje kjo, që ndikoj shumë nga fakti se oficerët turq, përfshi edhe Enver Pashën, ministër i luftës (i triumfiratit nacionalist), ishin specializuar në Gjermani, që qenë treguar (kthyer) në një mendim të lartë për institucionet turke të këtij vendi.
Qeveria gjermane, e etur për të rifilluar ndikimin në Turqi, u përgjigj në mënyrë të favorshme. Misioni i këtyre këshillimor do të përfitohej 22 (njëzet e dy) profesionist, nën komandën e gjeneralit Otto Liman von Sander, misioni i tij do të zgjatë për pesë vjet dhe gjatë kësaj kohe autoriteti i tij (i misionit Liman) është i pakontestueshëm, ai do të ishte anëtar i këshillit turk të luftës dhe do të kishte pushtet të plotë për gradimin e gjithë oficerëve të rinj turq.
Ai (Otto Liman von Sander), misioni i tij, do të kishte komandën e drejtpërdrejtë të Armatës së Parë Turke në Stamboll (Konstandinopojë). Misioni Otto Liman von Sander arriti në kryeqytetin turk në dhjetor të vitit 1913.
Të trembur nga ky emision, rusët u tërbuan, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sazanov, i tha një gazetari gjerman:
“Ju e dini se çfarë interesi kemi në Bosfor, sa të ndjeshëm jemi në këtë pikë”, prandaj ne s’mund të duronim një garnizon prusian mu në hundët tona, sepse ai shtet që zotëron Ngushticat (Bosforin dhe Dardanelet) do të mbaj në dorë, jo vetëm fuqinë për Detin e Zi dhe në Mesdhe, por depërtimin edhe në Azinë e Vogël dhe do të ishte një mjet i sigurt për të vendosur hegjemoninë e tij në Ballkan.
Rusia këto shqetësime i paraqiti te Franca dhe Anglia si aleate të Antantës së tyre. Franca menjëherë u vu në përkrahje të Rusisë, ndërsa Anglia pas disa shpjegimeve të Gjermanisë, ishte pak sa me rezervë në këtë përkrahje, nga se gjermanët treguan se misioni Liman në ishullin turk ishte i njëjtë me atë të admiralit britanik në komandë të flotës turke.
Bisedimet e francezëve, anglezëve të nxitura nga rusët, për këtë çështje, u zhvilluan në San Peter Burg. “Rusët patën fat të mirë në përforcimin e marrëveshjeve të tyre me shtetet ballkanike, pos misionit Liman”.
Në shkurt të vitit 1914, princi i kurorës Nikolla Pashiqi, kryeministri serb, i bëri një vizitë carit rus, për të ndërhyrë në Shqipëri, në San Peter Burg, ku u diskutua ideja e një lidhje të re ballkanike. Megjithëse u theksua dëshira e tyre për paqë, serbët folën vetëm për politikat jopaqësore.
Ata dëshironin që Rusia të rregullonte vendosjen e një ushtrie ndërkombëtare të përbërë nga rusët, kundër austro-hungarezëve dhe italianëve, në Shqipëri;
për të mbajtur një rend nga austriakët dhe italianët; sygjeruan koncesione më të mëdha për Bullgarinë në kompromis për garanca për ndikimin e bullgarëve në zgjedhjen e problemit serbo-kroat, me të cilën ata donin të thoshin lirimin e Bosnje-Hercegovinës dhe krahinave të tjera sllave nga Perandoria Habzburge dhe përfshirjen e tyre në Serbi.
Ruset ftuan edhe një delegacion rumunë në San Peter Burg për t’iu përkujtuar atyre fitoren e përbashkët mbi turqit në vitin 1878, dhe kështu zhvilluan një politikë që Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë ta lënë të vetme për ta dobësuar, e së fundi edhe për ta mundur me forcë ushtarake, e që kjo u vërejtë më së miri në Luftën e Parë Botërore.
Shqiptarët për tu faktorizuar, duhet ti mbrojnë interesat e tyre duke krijuar një lidhje sa më të ngushtë miqësore të partneritetit me SHBA-në dhe me aleatët e saj. Pra, shqiptarëve, miqësinë, partneritetin dhe interesat e tyre, në përmasa të favorshme, me shtetet tjera iu përcakton e kaluara historike e tyre, që bën ata, në përpjekje për liri.
E kaluara historike e popullit tonë përcakton miqësinë me popujt tjerë, pra, mësuesja e jetës, historia…