DYLON

Misioni i OSBE-së promovon tolerancën në mesin e të rinjve në Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot një kamp dy-ditor në Gjilan për më shumë se 20 të rinj nga komunitete të ndryshme me qëllim të promovimit të tolerancës fetare.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit do të vizitojnë vende të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe do të marrin pjesë në diskutime e ligjërata interaktive për promovimin e tolerancës fetare. Gjatë diskutimeve e ligjëratave do të shqyrtohen edhe mënyrat se si mediat mund t’i kontribuojnë dialogut fetar dhe do të eksplorohen ngjashmëritë dhe shumëllojshmëritë e komuniteteve të ndryshme fetare.

EkoHigjiena

Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Ulrich Biffar, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës Imam Naim Aliu, Kishës Ortodokse Serbe At Zvonko Kojiq, Komunitetit Katolik të Kosovës Don Kastriot Idrizi, Komunitetit Protestant të Kosovës, Pastor Naim Bllaca, Komunitetit Hebre, Ines Demiri, dhe zyrtari i Komunës së Gjilanit për çështje fetare Arbër Ismajli, do të flasin në këtë ngjarje, ditën e premte, 8 maj 2015, me fillim në ora 09:30, në Hotel Planet, rruga Kamenicë-Gjilan. /2L ONLINE/