DYLON

Misioni i OSBE-së përkrahë IPK-në me trajnimin e avancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve

Misioni i OSBE-së përkrahë IPK-në me trajnimin e avancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve
Avatar photo Redaksia

Në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës – IPK-së, në Hajvali për një javë rresht u mbajt “trajnimi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve” i përkrahur nga misioni i OSBE-së.

Këtë modul trajnimi e vijuan 12 zyrtarë të IPK-së ku morën njohuri shtesë në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Ky trajnim ishte hartuar për të rritur kapacitetet e IPK-së në ushtrimin efektiv të rolit të tij mbikëqyrës ndaj policisë me theks të veçantë në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve.

Në fund të trajnimit në një ceremoni të organizuar nga IPK-ja u ndanë certifikata për pjesëmarrësit ku Kryeshefi i IPK-së z.Hodaj falënderoi zyrtarët e misionit të OSBE-së për përkrahjen e dhënë drejt ngritjes së kapaciteteve të IPK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.