DYLON

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot Monitoruesin e Drejtësisë

Avatar photo Redaksia

Në pajtim me mandatin e vet për të promovuar pavarësinë, paanësinë dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, të mërkurën misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar Monitoruesin e Drejtësisë,një publikim i ri gjashtëmujor që përmban tregues indikatorë cilësor të performancës së gjykatave të shkallës së parë në Kosovë. Kjo është hera e parë që mblidhen të dhëna të tilla në lidhje me gjykatat në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga OSBE-ja thuhet se publikimi është paraparëtë shërbejë si mjet për politikbërësit dhe stafin e sektorit të drejtësisë për vlerësimin e përputhshmërisë së gjykatave me standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë, përfshirë të drejtën për qasje në drejtësi dhe gjykim brenda afatit të arsyeshëm, mbrojtjen e palëve dhe dëshmitarëve që ofrojnë dëshmi, dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

EkoHigjiena

“Monitoruesi i Drejtësisëdo t’iu ndihmojë akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë në përmirësimin e përgjithshëm të performancës së sistemit të drejtësisë në Kosovë,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Monitoruesi i Drejtësisëofron të dhëna të cilat do të na e mundësojnë të gjithë neve të identifikojmë më me saktësi fushat tematike, rajonet dhe departamentet gjyqësore ku kërkohet ndihmë e mëtejmë, qoftë në formë të mbështetjes buxhetore, reformave administrative apo trajnimeve shtesë,” shtoi ai.

Numri i parë i Monitoruesit të Drejtësisë mbulon periudhën 1 janar-30 qershor 2014, gjatë së cilës stafi i OSBE-së ka monitoruar punën e 83 për qind të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, departamentin e përgjithshëm, departamentin për çështje administrative, dhe departamentin për të mitur, si dhe 1,107 seanca në 763 raste në të gjitha këto departamente.

Monitoruesi i Drejtësisë do të dalë dy herë në vit. Ai do të ndihmojë në përcjelljen e arritjeve dhe mangësive në përputhshmëri.

Publikimin mund ta gjeni në internet në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe. Numri i ardhshëm që mbulon periudhën 1 korrik-31 dhjetor 2014 pritet të dalë në shkurt të vitit 2015.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.