DYLON

Misioni i EULEX-it është i përfshirë në hetimin e rasteve të terrorizmit

Avatar photo Redaksia

Misioni i EULEX-it është i përfshirë në hetimin e rasteve të terrorizmit në Kosovë që kanë elemente fetare. Por këto raste nuk ndërlidhen me arrestimet e fundit e të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe në opinion, ka thënë shefi në largim i EULEX-it, Bernd Borchardt.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, gjermani i cili shërbeu dy vite në krye të misionit të EULEX-it, ka potencuar se terrorizmi që nxitet nga aspekti fetar ose një mënyrë tjetër është kërcënim shumë i madh jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Evropën.

EkoHigjiena

Duke folur për punën e misionit evropian në Kosovë, gjermani Borchard ka treguar se janë 372 aktgjykime që ndërlidhen me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse për “peshqit e mëdhenj” Borchard ka shtuar se posa të sigurohen provat e mjaftueshme do të ngrihen aktakuza edhe ndaj tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.