DYLON

Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës

Avatar photo Redaksia

Familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së në betejën e Kumanovës, të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë, bashkëluftëtarët e familjarëve tanë, organizuan protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Ylber Ndrecaj, është vëllai i Mirsad Ndrecajt të vrarë në Kumanovë. Së bashku me shumë familjarë të tjerë, Ylberi doli para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të kërkuar kthimin e kufomave që u vranë në Kumanovë.

EkoHigjiena

Ai thotë se Mirsadi ka shkuar atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe prishjen e marrëveshjes së Ohrit e cila nuk është respektuar.

“Mirsadi i ka bërë publike të gjitha dhe mënyrën se si ka shkuar atje. Ai nuk ka pasur asgjë të fshehtë, ka luftuar që të drejtat e të gjithë shqiptarëve të jenë të barabarta dhe të prishet marrëveshja e Ohrit e cila nuk është respektuar së pari nga i joni atje, Ali Ahmeti i cili nuk i ka mbajtur fjalët. Kështu që, ai ka shkuar atje për ideale të veta”, thotë Ylberi, transmeton Bota Sot.

Ai thotë se gjatë aksionit ka pasur tradhti.

“Aty ka pasur tradhti, koha do ta qet çdo tradhti. Ata janë tradhtuar prej dy anëve që nga Ali Ahmeti e teposhtë. Unë nuk mundem ta akuzoj askënd personalisht derisa të kryhen hetimet. Ata nuk kanë komunikuar me Ali Ahmetin. Ata janë thirrur nga njerëz të tjerë dhe janë pritë atje”, shprehet Ndrecaj.

Thotë se mburret që vëllai i tij është vrarë për idealet e tij të cilat i ka pasur gjithmonë, ndër to edhe shpalljen e Republikës së Iliridës.

për më tepër në:
http://botasot.info/lajme/406732/mirsad-ndrecaj-donte-ta-shpalle-republiken-e-ilirides-foto/