Viti – (2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur homologun e tij nga Kaçaniku Besim Ilazi me këtë rast ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit dhe financimin e dy komunave fqinje në projektin e përbashkët për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Shushtë-Samokovë deri në fshatin Glloboqicë të Komunës së Kaçanikut.
“Bashkëpunimi ndërkomunal është i bazuar në interesin e përbashkët lokal për dy komunat pasi që ky projekt lidhë komunat me kufirin e shtetit të Maqedonisë, andaj komunat në fjalë këtë projekt do ta trajtojnë si prioritet” thuhet në memorandumin i cili është nënshkruar nga dy kryetarët e komunave. /2lonline/