• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Mirësia e mikut duhët falenderuar!

Redaksia 2LONLINE 3 Janar, 2017 4 min
 Mirësia e mikut duhët falenderuar!

Shkruan: Sami ARIFI

Me lejën e dhënë nga Sulltani, para Fuqive të Mëdha, Ministri i Punëve të Jashtëme i Austro-Hungarisë Erental, në janar të vitit 1908, deklaroi se do të ndërtoi të ashtqujtur; “Hekurudhën e Mitrovicës”.

Në këtë mënyrë Vjena do të lidhet drejtpërsëdrejti në vijën hekurudhore që shkon nëpër vilajetet shqiptare Kosovë, Manastir dhe do të dilte deri në portin e Durrësit. Pra, kjo hekurudhë do të letësonte depërtimin austriak në dy vilajetet shqiptare.

Në kundërshtim të ndërtimit të kësaj hekurudhe ishte Rusia, e cila arriti marrëveshje me Anglinë, e cila marrëveshje çonte në përforcimin e kontrollit të këtyre fuqive në Turqinë evropiane.

Pra, përveç Austro-Hungarisë dhe Italisë, fuqit tjera që tregonin një interesim për Ballkanin, në atë kohë ishte Rusia, pastaj edhe Franca për të mbrojtur me forcë të drejat e Mirditës që ishin një komunitet shqiptar me konfesion katolik, por që në atë kohë angazhimi i Francës nuk ishte i mjaftushëm, nga se Franca ishte e angazhuar në Afrikën e Veriut.

Në kohë kur ishin shpallur reformat nga Sulltani nën trusnin e Fuqive të Mëdha për Maqedoninë, por që edhe në këto reforma për pakicat kombëtare, nuk ishin përfshirë shqiptarët.

Prandaj, shqiptarët ishin kundër këtyre reformave. Në vazhdën e përpjekjeve për realizimin e detyrave kombëtare, mbaheshin shumë kuvende ndër të cilët më i rëndësishmi në këtë kohë; ishte Kuvendi i Ferizajt, i cili u mbajt më 14-23 korrik të vitit 1908. Pjesëmarrës të këtij Kuvendi ishin:

Isa Boletini, Ferat Draga, Bajram Curri e shumë e shumë të tjerë, ndërsa si organizator të këtij Kuvendi më të zëshmit ishin Hasan Prishtina dhe Islam Pira.

Në këtë drejtim ndikim mjaft të madh kishte Vjena, që nëpërmjet ambasadorit të saj në Stamboll, Pavllaçinit, të kërkonte nga Porta e Lartë që të fus mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat shtetërore në viset shqiptare, duke e parë gjuhën shqipe si një aspirat të kombit shqiptar.

Prandaj, Vjena e paralajmëron Stambollin që mos të kundërshtonte atë, nga se Vjenës nuk i mungonte përkrahja e Berlinit.

Vrasja e Shemsi Pashës nga truprojet shqiptare në Manastir, i cili kishte ardhur për të shuar lëvizjet e mdha të forcave kryengritëse shqiptare, u dha (kjo vrasje e Shemsi Pashës) edhe një hovë më të madh forcave kryengritëse, e në veçanti kryengritësve në Ferizaj nga 5-23 korriku i vitit 1908.

Mirëpo, kjo u kthyer edhe në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda e shqiptarëve nga ana e myslimanëve fanatik kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqëve dhe serbëve, ndonse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me njëra-tjetrën për nga synimet dhe qëllimet.

Në këto rrethana të rëndësishme është hallka dhe zhurma, pa marrë parasysh se kush do të nxirrte përfitimet, dhe kush do ti digjte gishtat.

Pra, shqiptarët fanatik kishin qëllim të mbronin Sulltanin, serbët donin pengimin e Austro-Hungarisë dhe të Gjermanisë dhe të bashkoheshin me qëllime të caktuara, që në ato rrethana revolta të orjentohej kah Vjena, për të penguar çështjen e hekurudhës, këtë e donin serbët. Prandaj, këto fokusime manipuluese të serbëve kryesisht ishin në vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit të nxitura edhe nga Rusia.

Identiteti kombëtar sprovohët përmes sfidave të bashkimit të tyre që bazën e kishin në hapjen e shkollave shqipe, nga se deri në vitin 1908, shkollat në Shqipëri kishin qenë të organizuara sipas linjave fetare myslimane, ortodokëse dhe katolike, pa të drejtë vijimi në shkollë, në gjuhën amtare shqipe.

Prandaj mund të themi se këto ishin lëvizje shumë të mdha që morën përkrahje edhe nga disa shtete përmes ambasadorëve të tyre siç ishte ambasadori i Vjenës në Stamboll, Pavllaçin, ku ai në emër të qeverisë së tij, i kërkoj zyrtarisht Perandorisë së Lartë kërkesën për futjen e mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat shtetërore në viset shqiptare, ku edhe u hapë një numër i madh i tyre. Mirësia e miqëve të mirë duhet falenderuar.

Etiketa:Austro-Hungaria Bajram Curri Gjuha Shqipe Hekurudha e Mitrovices Isa Boletini Opinion Sami Arifi Vjena
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Papërgjegjësi e institucioneve komunale që ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit

21 Mars, 2023

Biletat janë prerë, autobusi në stacionin e liqenit të vjetër!

16 Mars, 2023

Ligji i ri i pagave në arsim dhe llogaridhënia!

11 Mars, 2023

Sa janë të sigurta ndërtimet e larta në Kosovë?

11 Mars, 2023

Roli i Universitetit të Prishtinës në demonstratat e vitit 1981

11 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com