/2L ONLINE/ – Në Qendrën “Don Bosko”, në Gjilan, është mbajtur një koncert i muzikës klasike ku kanë performuar Lumnije Osmani dhe Pranvera Hoxha, njëra në violë dhe tjetra në piano, duke prezantuar progrmsain e tyre me veprat e Aexander Glasunow – “Elegie”, E. Bloch – “Suite Hebraique”, Enrique Granados “Dazas Espanolas”, Rauf Dhomi – “Rondo” dhe Valton Beqiri – “Quasi Kaba”.
Pas koncertit, Lumnije Osmani, ka theksuar se është kjo hera e parë që mbanë koncert solistik në Gjilan. Ajo ka theksuar se ka bashkëpunim shumë të mirë me Pranvera Hoxhën dhe ka shprehur besimin se ka plotësuar kërkesat e publikut, i cili në baze të duartrokitjeve që dha ka mbetur i kënaqur.
Edhe Pranvera Hoxha, ka theksuar se nga urimet që morën nga publiku dhe nga përzgjedhja që bënë besojnë se publiku është ndarë i kënaqur dhe në fund doli se bënë mirë që këtë koncert fillimisht e mbajtën në Gjilan, ngase ky qytet është vendlindja e Lumnijes.
Përndryshe, Lumnije Osmani ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në klasën e profesorit Arian Paco, kurse studimet e masterit i mbaroi në klasën e profesorit Blerim Grupi po në Tiranë. Ajo ka realizuar shumë koncerte, është aktive në formacione koncertale si dhe anëtare e rregullt të Filarmonisë së Kosovës dhe orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi”. Aktualisht ajo punon si voliste në Filarmoninë e Kosovës dhe si mësimdhënëse në Shkollën e Muzikës në Gjilan.
Pranvera Hoxha, ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në klasën e profesor Anita Tartari, kurse studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin e Muzkiës në Shkup në klasën e profesorit T. Svetiev. Ajo aktualisht punon si koorepitore në klasën e Flautit dhe Klarinetës pranë Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Muzikës dhe profesoreshe pianos në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. /2L ONLINE/