DYLON

Mirëpritet Ligji kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Avatar photo Redaksia

Ambasada e SHBA-ve uroi presidenten Atifete Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Në komunikatë thuhet se ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

EkoHigjiena

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përzemërsisht uron Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.