DYLON

Mirëpresin studentët që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në Administratë

Mirëpresin studentët që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në Administratë
Avatar photo Redaksia

“Sot në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit së bashku me U.D. Shefin e Qendrës për Shërbim me Qytetarë Selami Nezirin, mirëpritëm grupin e praktikantëve që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në kuadër të drejtorisë sonë”, ka thënë Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, transmeton 2LONLINE.

Sipas tij, angazhimi i këtyre studentëve praktikantë në këtë institucion synon t’u ofrojë përvojë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi funksionimin e administratës publike.

“Studentëve ju urojmë punë të mbarë dhe suksese gjatë periudhës së praktikës”, ka thënë drejtori Elbasan Shabani.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.