DYLON

Mirëpresin artisten e re Ilda Nuhiu

Mirëpresin artisten e re Ilda Nuhiu
Avatar photo Redaksia

Drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu, së bashku me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, mirëpritën për t’i uruar për suksesin e jashtëzakonshëm artisten e re Ilda Nuhiu dhe profesoreshën Arta Haziri Nuhiu, pas paraqitjes së tyre të suksesshme në festivalin prestigjioz “Golden Voice” në Maltë.

”Ilda përfaqësoi me krenari Kosovën, duke u renditur e para në kategorinë e saj mes 150 konkurrentëve nga 21 shtete të ndryshme, me një performancë të paharrueshme që fitoi çmimin kryesor”, thotë drejtori  i DKA-së, Shpend Nuhiu.

EkoHigjiena

“Të rinjtë e qytetit tonë vazhdojnë të na bëjnë krenarë me talentin dhe përkushtimin e tyre – ne do t’i mirëpresim dhe mbështesim gjithmonë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit”, ka thënë drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.