DYLON

Mirënjohje për Teatrin e Qytetit, si institucioni më i dalluar kulturor dhe me më së shumti aktivitet

Mirënjohje për Teatrin e Qytetit, si institucioni më i dalluar kulturor dhe me më së shumti aktivitet
Avatar photo Redaksia

Me rastin e vlerësimit dhe shpalljes së Teatrit të Gjilanit si Institucioni më i dalluar i kulturës nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht kryetari i komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni

Me emocion dhe krenari shpreh mirënjohjen time më të sinqertë dhe respektin ndaj secilit prej jush, për kontributin e pamohueshëm që keni dhënë në rrugën drejt shpalljes së Teatrit të Gjilanit si Institucioni më i dalluar i kulturës për vitin 2023.

EkoHigjiena

Sot, kur kemi nderin të shohim një institucion kulturor të na përfaqësojë me plot shkëlqim dhe punë, ndjejmë një kuptim edhe më të thellë për rëndësinë e kulturës dhe artit në shoqëri. Teatri i Gjilanit nuk është thjesht një institucion; ai është një pasqyrë e identitetit tonë, një burim frymëzimi dhe një vend ku krijuesit dhe publiku bashkohen në një përjetim unik dhe emocionues.

Falenderoj çdo anëtar të stafit të Teatrit të Gjilanit, Këshillin Drejtues, aktorët dhe regjisorët që punuan këtë vit, punonjësit tekniko-artistik dhe zyrtarët administrativë, Drejtorinë e Kulturës, Komunën e Gjilanit e të gjithë ata që ndihmojnë në organizimin e ngjarjeve, secili prej jush ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në ecjen para dhe pas skenës.

Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjitha shfaqjet që Teatri i Gjilanit sivjet ka sjellë në skenë e posaqërisht aktorët, me performancat e tyre të mrekullueshme, të cilët i kanë dhuruar publikut emocione dhe refleksione të pasura, përfshirë gjithë regjisorët dhe ekipin kreativ që kanë drejtuar shfaqjet tona në një mënyrë që ka lënë një ndikim thelbësor në kulturën tonë.

Po ashtu, falënderoj publikun e jashtëzakonshëm, besnik e të përkushtuar të Teatrit të Gjilanit. Ju, që keni ndarë momente të mahnitshme dhe keni mbështetur teatrin tonë me entuziazëm, jeni thelbi i çdo performanse. Pa ju, suksesi i Teatrit nuk do të ishte i mundur.

Zgjedhja e Teatrit të Gjilanit si Institucioni më i dalluar i kulturës për vitin 2023 nuk është vetëm një nder për institucionin tonë, por një sukses dhe krenari për të gjithë ne si komunitet. Kjo është një shenjë se investimi ynë i përbashkët në kulturë dhe art po bën një ndryshim thelbësor në mjedisin tonë.

Në fund, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për çdo kontribut, pasion dhe përkushtim që keni sjellë në Teatrin e Gjilanit duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere të mrekullueshme, ku arti dhe kultura janë në qendër të vëmendjes.

Ju faleminderit që keni bërë Teatrin e Gjilanit një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore.

Urime festat e fundvitit!

Sepse teatri ka shumë dashuri

*??????? ? ???????? ?????̈ ????? 2023, ? ????̈ ???????? 13.275 ????????̈, ????̈ ?ℎ????? ??? 120 ?ℎ????? / ???????, ????̈ ????????? 5 ???????? ??̈???????̈ ?? ????????? ????̈???? (?????? ??? ???????), ????̈ ??????? 6 ?̧???? ??? ?????????? ? ??????? ??̈ ????, ?? ??????ℎ?? ? ???? ??̈ ??????? ?????? ??̈ ??̈????̈?? ???? ??????̈ ???̈ ?????? ????̈? ??̈ ??̈????̈?? ???̈??? ?? ???????? “? ??̈?????” ???? ????????? ???? 40 ???????.

Me respekt dhe dashni,
Erson Zymberi
Drejtor i Teatrit të Gjilanit