DYLON

Mirënjohje për përfaqësuesit e EULEX-it, z. Alan Wilson dhe të EXBS-it, znj. Shpresa Kusari

Mirënjohje për përfaqësuesit e EULEX-it, z. Alan Wilson dhe të EXBS-it, znj. Shpresa Kusari
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Yildiray Bayram ka ndarë  mirënjohje për z. Alan Wilsonin, këshilltar i lartë për Doganë dhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX dhe znj.Shpresa Kusari, përfaqësuese nga programi i Ambasadës Amerikane i EXBS-it, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Alan Wilson dhe Shpresa Kusari  kanë punuar për të mbështetur zbatimin efektiv të sistemit të MIK-ut në  Republikën  e Kosovës dhe kanë qenë kontribuuesit kryesor për përfundimin e strategjive dhe planeve  të veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit. 

EkoHigjiena

Ata,  gjithmonë kanë siguruar që objektivat strategjikë mbrojnë më së miri kufijtë e Republikës së Kosovës, si dhe kanë promovuar arritjet e vendit tonë në fushën e MIK-ut.

Zëvendësministri Bayram, me këtë rast, u shpreh mirënjohës për punën e tyre të palodhshme, që falë udhëheqjes dhe menaxhimit të shkëlqyer të QKMK-së,  sot , në shtetet e Ballkanit merret si model dhe vlerësohet kontribuuese në sigurinë kufitare në parandalimin dhe luftimin e krimeve ndër kufitare, në lehtësimin e tregtisë për të krijuar një menaxhim efektiv dhe të koordinuar të kufirit. 

Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve të pranishëm ishin edhe pjesëtarë nga stafi i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.