DYLON

Mirënjohje për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë

Mirënjohje për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nga i cili ka pranuar mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë shtetit shqiptar, në përballjen e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lekaj, duke ndjerë keqardhje për ngjarjen e rëndë e cila goditi Shqipërinë muajin e kaluar, deklaroi se mirënjohja e pranuar nga Minxhozi, u takon inxhinierëve të ndërtimtarisë së MIT-së dhe profesorëve të UBT-së, të angazhuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, me ç’rast, ambasadorit i dorëzoi edhe një raport të detajuar të punës së bërë dhe konstatimin e gjendjes nga ana tyre.

MIT, në bashkëpunim me kolegjin UBT dhe në koordinim të plotë me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, i ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë, me angazhimin e 14 inxhinierëve të ndërtimtarisë dhe 12 profesorëve të UBT-së, të cilët në mënyrë profesionale, kanë kontribuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, të dalë me një raport, i cili do t’u shërbejë në rikuperimin e gjendjes.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.