DYLON

Mirënjohje për Kryeshefin Ekzekutiv, Avdyl Jerliu dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Rinor Aziri

Mirënjohje për Kryeshefin Ekzekutiv, Avdyl Jerliu dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Rinor Aziri
Avatar photo Redaksia

Në një atmosferë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, punëtorët e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A, ndanë mirënjohje për Kryeshefin Ekzekutiv, z. Avdyl Jerliu dhe Sekretarin e Përgjithshëm, z. Rinor Aziri.

“Kjo mirënjohje u shpreh si vlerësim për përkushtimin, bashkëpunimin korrekt, mbështetjen institucionale dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve të punës, organizimin efikas dhe gatishmërinë për të ofruar zgjidhje dhe mbështetje për çdo punëtor të Ndërmarrjes”, bëhet e ditur në njoftimin e NPL “Tregu”Sh.A

EkoHigjiena

 “NPL “Tregu” Sh.A falënderon punëtorët e Departamentit të Hapësirave Publike për këtë gjest domethënës, duke ritheksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, punës ekipore dhe profesionalizmit në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.