Mirënjohje për kontributin shumëvjeçar – Pensionohet Ejup Byqmeti
Sot, me 10.03.2026, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot respekt, Drejtoria për Bujqësi organizoi një ceremoni modeste me rastin e pensionimit të kolegut të tyre shumëvjeçar, Ejup Byqmeti.
Në këtë ngjarje morën pjesë kolegët aktualë të drejtorisë, kolegë të pensionuar ndër vite, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët me praninë e tyre e bënë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
“Duhet theksuar se Drejtoria për Bujqësi në Gjilan vazhdon të jetë ndër drejtoritë më të suksesshme në komunën tonë dhe një shembull i mirë për drejtoritë e bujqësisë në Kosovë. Stafi i saj shquhet për profesionalizëm, përkushtim ndaj punës, korrektësi me palët dhe një frymë të mirë bashkëpunimi ndërmjet kolegëve”, ka thënë Drejtorisë për Bujqësi, Bajram Isufi,
Gjatë ceremonisë u evokuan kujtime nga vitet e punës së përbashkët, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Ejup Byqmetit, i cili për shumë vite ka qenë një ndër punëtorët më të dalluar të Drejtorisë për Bujqësi.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Bajram Isufi, mbajti një fjalë rasti ku falënderoi Byqmetin për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar ndër vite. Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tij, atij iu nda edhe një mirënjohje nga Drejtoria për Bujqësi.
Drejtoria për Bujqësi i shpreh mirënjohje të thellë Ejup Byqmetit për kontributin e tij shumëvjeçar dhe i uron shëndet, mirëqenie dhe vite të mbara në pension.
“Kontributi i njerëzve të tillë nuk përfundon me pensionimin – ai mbetet i gdhendur në historinë, kujtimet dhe sukseset e institucionit tonë”, ka thënë drejtori Bajram Isufi. /2LONLINE/
