Mirënjohje për bashkatdhetarët nga Gjylekari që dhanë donacione për AMF-në e këtij fshati

Mirënjohje për bashkatdhetarët nga Gjylekari që dhanë donacione për AMF-në e këtij fshati

Vetëm një ditë para ndërrimit të motmoteve fshati Gjylekar i Vitisë është bërë me ambulant të re. Ndërtimi i objektit të ri të kësaj ambulante është bërë me investimin e komunës së Vitisë dhe të donacioneve vullnetare që kanë ardhur nga bashkatdhetarëve të këtij fshatit.

Me këtë rast të premten Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ka pritur një grup të bashkatdhetarëve nga fshati Gjylekar ku edhe ju ndau një mirënjohje që ju dedikohet të gjithë mërgimtarëve nga fshati Gjylekar të cilët kanë ndarë donacione për rregullimin e infrastrukturës shëndetësore në Ambulanten e Mjekësisë Familjare në Gjylekar të Vitisë.

“Kjo është një dhuratë shumë e vogël e simbolike duke llogaritur kontributin e madh që ju keni dhënë për ambulanten e fshatit tuaj. Ndihma e juaj është lehtësim për punëtorët shëndetësor që punojnë në këtë qendër, por përfituesit më të mëdhenj janë pikërisht familjarët dhe bashkëvendësit tuaj. Prandaj, ne emër të tyre unë ju ndau të gjithë juve këtë mirënjohje”, u shpreh Drejtori Aliu.

Gjithashtu edhe bashkatdhetarët e fshatit Gjylekar që jetojnë në Zvicër u shprehën mirënjohës duke premtuar se ndihmat ndaj qytetarëve të Vitisë nuk do ndalen as në të ardhmen.

KOMENTE