DYLON

Mirënjohje për Agon Behlulin, sjellë donacion për Gjimnazin “Zenel Hajdini”

Mirënjohje për Agon Behlulin, sjellë donacion për Gjimnazin “Zenel Hajdini”
Redaksia

“Shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë Agon Behlulin, bashkatdhetarin tonë me origjinë nga Gjilani, i cili prej një dekade është mbështetës i vazhdueshëm i shkollës sonë. I lindur dhe i rritur në Zvicër, Agoni, përmes përkushtimit, vullnetit të mirë dhe mbështetjes së vazhdueshme, ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë. Si menaxher i resurseve në një gjimnaz kantonal në Cyrih, ai e njeh nga afër rëndësinë e një mjedisi të përshtatshëm dhe të pajisur mirë për mësim”, thuhet në njoftimin zyrtaf të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, mbështetja e tij ka qenë e vazhdueshme dhe konkrete, duke përfshirë banka, karrige, projektorë, mjete didaktike dhe pajisje të tjera të nevojshme për procesin mësimor.

EkoHigjiena

“Edhe kësaj radhe, Agoni dëshmoi se përkushtimi i tij ndaj shkollës sonë nuk njeh distancë. Donacioni i radhës përfshin kompjuterë të modeleve të fundit, printerë dhe pajisje të tjera teknologjike, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas drejtuesve të shkollës, kontributi i tij është dëshmi e qartë se dashuria për vendlindjen dhe kujdesi për brezat e rinj shprehen përmes veprave konkrete. Mbështetja e Agonit është më shumë se një donacion material është një investim në dije, në arsim dhe në të ardhmen e nxënësve tanë.

“Faleminderit nga zemra, Agon Behluli! Mirënjohja jonë për ty është e madhe. Urojmë që shembulli yt të frymëzojë edhe të tjerë që të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit dhe në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja. Faleminderit që për dhjetë vjet radhazi je pranë shkollës sonë dhe nxënësve tanë”, thuhet në fund të njoftimit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.