DYLON

Mirënjohje për 44 vite shërbim, pensionohet infermieri Ramadan Azemi

Mirënjohje për 44 vite shërbim, pensionohet infermieri Ramadan Azemi
Avatar photo Redaksia

“Pas 44 vitesh shërbim të palodhur në kujdesin shëndetësor parësor, është pensionuar infermieri Ramadan Azemi, duke përmbyllur me dinjitet një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.

Ai e filloi rrugëtimin e tij profesional në vitin 1982 në ish-Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, ku punoi për një vit. Më pas, vazhdoi angazhimin e tij në AMF Kishnapolë, ku për më shumë se katër dekada u dallua për profesionalizmin, përkushtimin, përgjegjësinë dhe humanizmin e tij në kujdesin ndaj pacientëve.

EkoHigjiena

Gjatë gjithë karrierës së tij, Ramadan Azemi ishte shembull i etikës profesionale, bashkëpunimit me kolegët dhe respektit ndaj pacientëve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucion dhe në komunitetin që i shërbeu me përkushtim.

Me rastin e pensionimit, menaxhmenti dhe stafi i QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan i shprehin mirënjohjen më të sinqertë për kontributin e tij të çmuar gjatë 44 viteve të shërbimit, duke e falënderuar për punën, përkushtimin dhe vlerat njerëzore që ka përcjellë ndër vite.

“I urojmë z. Ramadan Azemi shëndet të mirë, lumturi, jetë të gjatë dhe shumë çaste të bukura pranë familjes së tij, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë për institucionin dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.  /2LONLINE/