DYLON

Mirëmbahen rrugët, trotuaret e parqet

Avatar photo Redaksia

Novobërdë  – (2LONLINE) – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim është në realizim dhe mbikëqyrje të projektit për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trotuareve dhe parqeve në territorin e komunës.

Me këtë projekt parashihet mirëmbajtja e rrugëve duke përfshirë kanalet e ujërave dhe punimet tjera,po ashtu do të bëhet edhe mirëmbajtja e trotuareve,pastrimi i tyre dhe rregullimi si dhe do të bëhet mirëmbajtja e parqeve të ndërtuara kohëve të fundit.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se me këtë projekt do të bëhet edhe pastrimi i një sasie të mbeturinave që janë krijuar pas përfundimit të projektit të parë me USAID-in projektin e DEMI-të theksoi Drejtori i Shërbimeve Publike Sami Vllasaliu.

Për këtë projekt është angazhuar kompania e licencuar për kryerjen e këtyre punëve “Ecohigjiena”  Gjilan dhe punimet janë duke u kryer në formën më profesionale të mundshme.

Vllasaliu apeloj tek qytetaret që të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e hapësirave publike duke përfshirë rrugët lokale, trotuaret dhe parqet. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.