DYLON

Miratohet vendimi për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të UKZ-së

Miratohet vendimi për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, (UKZ), në Gjilan.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar tetë (8) projektligje dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Me këtë rast Qeveria e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përputhje me Planin Rregullues Urban të miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit në vitin 2013, ka miratuar vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Sipas vendimit hapësira është 7.30 ha.

EkoHigjiena

Këtij vendimi mjaft të rëndësishëm i janë gëzuar menaxhemnti, punëtorët dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

“Urime të gjithëve!”, vije urimi nga UKZ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.