Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës është miratuar rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, njofton kjo Lëvizje.
R E Z O L U T Ë
– Qeveria brenda 2 javëve në bashkëpunim me Menaxhmentin e Korporatës Elektroenergjitike të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë në sigurimin e prodhimit të energjisë.
– Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos pranojë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga kompania KEDS-KESCO.
– Qeveria e Republikës së Kosovës të iniciojë sa më i shpejtë rindërtimin e Termocentralit “Kosova A”.
– Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK të përshpejtojë planin e remontit të Termocentralit “Kosova B”.
– KOSTT të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhë afatgjatë.
– Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshëm në Shipitullë.