DYLON

Miratohet propozim-vendim për rifreskimin e listës rezervë të emërtimeve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike

Miratohet propozim-vendim për rifreskimin e listës rezervë të emërtimeve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal  i Kamenicës ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme.

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistë të Kuvendit Komunal, drejtorë komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pjesëmarrës të tjerë.

EkoHigjiena

Në rend dite për shqyrtim ishte vetëm një pikë:

1. Propozim-vendim për rifreskimin e listës rezervë të emërtimeve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike në Komunën e Kamenicës.

Në fjalën e tij Kryetari Kadri Rahimaj theksoi se kjo pikë lidhet me shënimin e 100-vjetorit të lindjes së heroit Metush Krasniqi, i cili përkujtohet më 19 gusht.

“Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së heroit Metush Krasniqi, synojmë që më 19 gusht të bëjmë emërimin zyrtar të sheshit ‘Metush Krasniqi’. Kjo është një mënyrë për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për arsimin dhe çështjen kombëtare. Uroj që vendi ynë të vazhdojë të nxjerrë personalitete të përkushtuara dhe frymëzuese si mësuesi Metush Krasniqi”, tha Kryetari Rahimaj.

Pas shqyrtimit, propozim-vendimi u miratua unanimisht me të gjitha votat e të pranishmëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.