Pas një debati shumë orësh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës projektligji për buxhetin e viti 2014 është miratuar me 59 vota për, 31 kundër dhe 1 abstenim. Kundër këtij projektligji ishte opozita, megjithatë ai kaloi në leximin e pare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë buxhetin për vitin 2014, duke thënë se do të mundësojë rritjen e pagave ashtu siç ka premtuar për 100 për qind, në mandatin e ardhshëm, 2014-2018.
Ai ka theksuar se do të vazhdojnë me rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, integrimet evropiane, me përmirësimin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Ai ka deklaruar se kanë premtuar rritjen e pagave në vitin 2010 për 50 për qind, për mësimdhënësit, mjekët, policët, pjesëtarët e FSK-së, pensionistët, veteranët, familjet e dëshmorëve, zjarrfikësit, dhe e kanë realizuar.