DYLON

Miratohet plani kontigjent për meaxhimin e thatësisë, përfundimin e vitit shkollor dhe atë për pritjen e bashkatdhetarëve

Miratohet plani kontigjent për meaxhimin e thatësisë, përfundimin e vitit shkollor dhe atë për pritjen e bashkatdhetarëve
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, ku është diskutuar për planet dhe projektet e mëdha që do të realizohen gjatë tre muajve të ardhshëm.

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, ka bërë publike projektet e mëdha milionëshe që do të fillojnë së implemetuari gjatë tre muajve të ardhshëm.

“Tashmë jemi në prag të fillimit të projekteve përmes partneritetit publiko-privat (PPP), që përfshihet shpallja e ankandeve për tokat, parkingjet, palestra e sporteve, projekti i gazifikimit, ai i Liqenit të Livoçit dhe Zona Ekonomike, e cila pritet të nënshkruhet me Komunën e Novobërdës. Këto janë projekte të reja mulutimilionëshe që po fillohen, krahas atyre tjera infrastrukturore, e që do ndikojnë direkt në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Gjatë takimit është diskutuar edhe për përfundimin e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin 2019/2020, përfshirë edhe reformat në arsim, sikurse edhe për rregullimin e trafikut dhe format përmes parkigjeve të reja.

Sa i përket menaxhimit të thatësisë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, njoftoi se nga sot ka filluar të zbatojnë orarin e ri të reduktimeve nëpër lagje.

“Jam shumë i kënaqur me solidaritetin qytetar në kursimin e ujit. Edhe sot apeloj që të vazhdojnë kursimin, përndryshe do të ketë gjoba të larta për keqpërdoruesit eventual”, theksoi Haziri.

Në mbledhjen e bordit është miratuar plani kontigjent për meaxhimin e thatësisë, përfundimi i vitit shkollor dhe përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.