Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu”
Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. – Gjilan njofton opinionin publik se Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar unanimisht propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për ndarjen e subvencionit në vlerë prej 85,000 euro në mbështetje të ndërmarrjes.
Kjo mbështetje financiare përbën një kontribut të rëndësishëm institucional në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë financiare, përmirësimit të kapaciteteve operative dhe avancimit të funksionimit të ndërmarrjes.
NPL “Tregu” Sh.A. vlerëson lart këtë vendim dhe shpreh falënderim institucional ndaj Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj ndërmarrjeve publike lokale.
Ndërmarrja mbetet e përkushtuar në administrimin e përgjegjshëm, transparent dhe efikas të mjeteve publike, duke synuar ngritjen e cilësisë së shërbimeve, përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e objektivave në interes të qytetarëve të Gjilanit.
NPL “Tregu” Sh.A
