DYLON

Miratohet ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Miratohet ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u miratua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë, Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ky ligj shënon një hap të madh drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke krijuar bazën për financim më stabil dhe qasje më të barabartë në shërbime shëndetësore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

EkoHigjiena

Miratimi i këtij ligji është dëshmi e përkushtimit institucional për të avancuar sektorin e shëndetësisë, thuhet tutje në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e reformave që garantojnë një sistem shëndetësor funksional, efikas dhe në shërbim të qytetarëve tanë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.