DYLON

Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro

Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2027, me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Buxheti i miratuar kap vlerën prej 43,586,882 euro, duke shënuar një rritje prej 1.65 milionë euro, apo 3.95 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

EkoHigjiena

Ky buxhet është rezultat i dëgjimeve dhe konsultimeve të shumta publike, gjatë të cilave qytetarët kanë pasur mundësinë të paraqesin kërkesat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm.

Miratimi i buxhetit me mbështetje të gjerë në Kuvendin Komunal reflekton bashkëpunimin institucional dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.