DYLON

Miqësia që ndërtohet ndër vite, mirënjohja që mbetet përgjithmonë!

Miqësia që ndërtohet ndër vite, mirënjohja që mbetet përgjithmonë!
Redaksia

Sot, në SHFMU “Thimi Mitko” – Gjilan, u realizua një projekt i veçantë në kuadër të bashkëpunimit me Carabinieri-t Italianë, i cili sjell vlera të reja në edukimin e fëmijërisë së hershme.

Ky projekt u fitua nga edukatorja Valentina Kurtalani Jashari, me synimin për të sjellë një frymë të re evropiane dhe skandinave në edukimin parashkollor, përmes qasjeve bashkëkohore pedagogjike Montessori dhe Reggio Emilia.

EkoHigjiena

Qëllimi është krijimi i një mjedisi ku fëmija është në qendër të procesit edukativ, ku mëson përmes lojës, eksplorimit, përvojës, kreativitetit dhe zbulimit të pavarur.

Falë këtij projekti, Klasa Parafillore – Grupi Bleta u pasurua me mjete didaktike, instrumente muzikore dhe materiale artistike, të cilat do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e potencialit dhe kreativitetit të fëmijëve.

Në këtë takim, zëvendësdrejtoresha Yllka Behluli përgëzoi edukatoren Valentina për suksesin dhe realizimin e projektit, ndërsa në emër të shkollës shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për KFOR-in Italian për mbështetjen dhe kontributin e çmuar.

Ky bashkëpunim 10-vjeçar dëshmon se miqësia, besimi dhe investimi në edukim krijojnë mundësi të reja për brezat e ardhshëm.

Një falënderim i veçantë për Carabinieri-t Italianë, KFOR-in Italian dhe Kryqin e Kuq – Gjilan.

Sepse fëmijët meritojnë një edukim me vizion evropian, hapësira frymëzuese dhe mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre!

E ardhmja fillon në fëmijëri!

Me respekt, Edukatorja Valentina Kurtalani Jashari
SHFMU “THIMI MITKO” – GJILAN
Klasa Parafillore – Grupi Bleta

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.