DYLON

Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën

Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti sot senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, së bashku me delegacionin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga gjeneral Stephen Osborn.

Gjatë takimit u diskutua për partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të senatores Ernst në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për mbështetjen e saj ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri Maqedonci nderoi senatoren Joni Ernst me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Iowa-s mbeten ndër shtyllat kryesore të zhvillimit dhe fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse.

Ministri Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës i çmon miqtë dhe partnerët që kanë qëndruar pranë saj dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për forcimin e shtetit dhe të sigurisë së vendit. Miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.