Minutat shtesë përcaktuan epilogun e takimeve, edhe Drita edhe Gjilani barazojnë me kundërshtarët e tyre
Java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll, ka sjellë ndeshje interesante, sidomos nëse i referohemi, çasteve të fundit të takimeve, pasi minutat shtesë edhe përcaktuan epilogun e takimeve.
Edhe dueli Dukagjini – Drita dhe edhe ai në mes të Gjilanit dhe Prishtinës, kanë përfunduar me rezultat identik 1:1, pra nga një pikë për secilin, por kur jemi te skuadrat gjilanase, me të veçantat e tyre, pasi deri sa FC Drita e lëshoi nga dora fitoren në minutat shtesë (90+3”), skuadra tjetër gjilanase SC Gjilani, po në minutat shtesë (90+2”), ka shpëtuar nga humbja, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kështu edhe Drita edhe Gjilani siguruan vetëm nga një pikë në këtë xhiro.
Kur jemi te ballafaqimi Dukagjini – Drita, skuadra bardh e kaltër nga Gjilani, erdhi në avantazh përmes golit të futbollistit ukrainas Denys Kostyshyn, por Drita e lëshoi fitoren nga dora fare në fund kur Hekuran Berisha barazoi në fund.
Megjithatë Drita vazhdon të jetë liderë në tabelë me 54 pikë, 11 më shumë se i dyti Ballkani.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër, skuadra gjilanase SC Gjilani u gjet në disavantazh pas autogolit të Jarovicit, por se ishte insistuese deri në fund dhe fal golit të Roganovicit, shpëtoi nga humbja.
Tani, Gjilani me këtë pikë të arkëtuar, ka 35 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt. /2LONLINE/
