DYLON

MINTI vazhdon inspektimet për produktet e qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore

MINTI vazhdon inspektimet për produktet e qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI ) është duke vazhduar inspektimet në tregun e produkteve të qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve të realizuara gjatë ditës së sotme (e mërkure, 06.05.2026) janë kryer gjithsej 7 kontrolle në 4 qytete të ndryshme të Kosovës. Të gjitha rastet e trajtuara janë vendosur në procedurë të mëtejshme administrative, në përputhje me gjetjet e evidentuara gjatë kontrollit.

EkoHigjiena

Këto inspektime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme institucionale për garantimin e transparencës në treg dhe sigurimin që konsumatorët të kenë informacion të saktë lidhur me produktet që vendosen në treg, thuhet në njoftimin e MINTI-t.  /2LONLINE/