DYLON

MINTI: Vazhdojnë inspektimet në treg

MINTI: Vazhdojnë inspektimet në treg
Avatar photo Redaksia

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) njofton opinionin publik se inspektimet në treg po vazhdojnë në mënyrë intensive, me fokus të veçantë në produktet e qumështit për mospërputhje të evidentuara nga raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Gjatë inspektimeve në terren janë hasur produkte me mospërputhje të evidentuara nga AUV-i, si:

EkoHigjiena

• Schmand VITA, 18% – 180 g

• Schmand VITA, 18% – 400 g

• Schmand VITA, 18% – 800 g

• Mushroom Cream Cheese – 200 g

• Mazë tradicionale DRENA – 1 kg

• Holla Cooking Cream – 1 L

• Qumësht MY COW – 3.2%

• Mazë tradicionale MILKET – 800 g

• Schmand AJKA – 500 g

Ndërkaq, ekipet e IQMT-së kanë realizuar edhe riinspektime në disa markete, të cilat ishin urdhëruar ditë më parë për tërheqjen e produkteve të qumështit, që rezultojnë me mospërputhje sipas raportit të AUV-it.

Gjatë këtyre riinspektimeve është verifikuar se operatorët ekonomikë kanë respektuar urdhëresat e IQMT-së, të disa ditëve paraprake dhe kanë ndërmarrë masat e kërkuara për tërheqjen e produkteve nga tregu.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar 23 inspektime në këto komuna:

• Gjilan

• Prishtinë

• Pejë

• Ferizaj

• Gjakovë

• Podujevë

• Mitrovicë

IQMT-ja thekson se inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të legjislacionit në fuqi.

Në të njëjtën kohë, MINTI u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të vazhdojnë të raportojnë çdo parregullsi për produkte të dyshimta përmes platformës Viber, në numrin e dedikuar për ankesa +383 (0) 46 311-000. /2LONLINE/

S

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.