DYLON
Pas verifikimit të njehsorëve elektrik

MINTI gjobit KEDS-in me 110 mijë euro

MINTI gjobit KEDS-in me 110 mijë euro
Avatar photo Redaksia
Nga verifikimet e realizuara është konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, 2 njehsorë kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 njehsorë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.

Edhe gjatë muajit maj ka vazhduar verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, nga verifikimet e realizuara është konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, 2 njehsorë kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 njehsorë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.

EkoHigjiena

Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar.

“Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në njoftimin e MINTI-t. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.