DYLON

MINTI forcon mbikëqyrjen e tregut gjatë Black Friday – shtatë ekipe kujdestare në terren në gjithë Kosovën

MINTI forcon mbikëqyrjen e tregut gjatë Black Friday – shtatë ekipe kujdestare në terren në gjithë Kosovën
Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton të gjithë konsumatorët e Republikës së Kosovës se gjatë ditëve të Black Friday ekipet mbikëqyrëse të Inspektoratit Qendror të Tregut (IQMT) janë në terren edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Shtatë ekipet kujdestare të IQMT-së, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme, janë duke mbikëqyrur aksionet e shitjeve me zbritje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të rregullave të tregtisë.

Hidromorava

MINTI u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, duke u siguruar që në arkë të paguajnë çmimin e promovuar me zbritje dhe të pajisen me kupon fiskal për çdo blerje.

Konsumatorët mund t’i adresojnë ankesat e tyre përmes numrit kujdestar të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, në platformën Viber:

+383 46 311 000

Të gjitha ankesat e bazuara do të trajtohen menjëherë nga ekipet kujdestare të IQMT-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.