DYLON

MINTI është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës

MINTI është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Republikës së Kosovës.

Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve.

EkoHigjiena

Për informimin e konsumatorëve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në momentin kur vëren se dhe verifikon se ka abuzim me çmime nga kompanitë e shitjes së derivateve, atëherë do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të vendimit të përcaktimit të marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë.

Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është 1. 83 euro, ndërsa në pompat e derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të IQMT ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro.

Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1. 54 euro dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1. 61 deri 1.67 euro.

MINTI i siguron konsumatorët se ka mbikëqyrje të plotë të tregut, por rritja e çmimit të derivateve nuk është si rrjedhojë e lëvizjeve të çmimit brenda vendit, por si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrjedhimisht rritjes së çmimit në furnizim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.