DYLON

MINTI dhe Komuna e Kamenicës diskutojnë për zhvillimin ekonomik dhe zonat industriale

MINTI dhe Komuna e Kamenicës diskutojnë për zhvillimin ekonomik dhe zonat industriale
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili shoqërohej nga deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës, Edon Dermaku.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik lokal, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si dhe për sfidat me të cilat përballet kjo komunë.

EkoHigjiena

Në takim u theksua se, nga perspektiva e zhvillimit ekonomik, ndarja e Kamenicës dhe Ranillugut gjatë procesit të decentralizimit ka krijuar vështirësi në administrimin dhe menaxhimin e zonave industriale. Në këtë drejtim, u vlerësua se riorganizimi dhe funksionalizimi i tyre mbetet një domosdoshmëri për të nxitur investimet, prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi qasjen proaktive të kryetarit Rahimaj në adresimin e këtyre sfidave dhe në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për komunën.

Ajo shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë institucional dhe për mbështetjen e projekteve që synojnë forcimin e infrastrukturës industriale, krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.