DYLON

MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut Industrial

MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut Industrial
Avatar photo Redaksia

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektimin e Parkut Industrial në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial të komunës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, formalizuan bashkëpunimin vetëm pak javë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Parkut Industrial në Gjilan.

EkoHigjiena

“Ky projekt synon krijimin e kushteve më të favorshme për investime, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Përmes marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për projektimin dhe zhvillimin e parkut industrial sipas standardeve bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Parku Industrial do të ndërtohet duke promovuar parimet e ekonomisë qarkore, përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.