DYLON

MINT në veprim për të siguruar produktet e çelikut në treg sipas standardeve

MINT në veprim për të siguruar produktet e çelikut në treg sipas standardeve
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut për të ngritur sigurinë e produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe mbrojtjen e konkurrencës.

Ky mobilizim është koordinuar edhe me Doganën e Kosovës, ku me datën 03.06.2021, në pikën kufitare në Vërmicë, inspektorët e tregut kanë marrë nga 5 mostra të produkteve ndërtimore “shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C”, nga tre importues të ndryshëm.

EkoHigjiena

Mostrat janë testuar në Laboratorin e akredituar dhe për secilën mostër janë testuar nga 8 parametra.

Referuar raporteve të lëshuar nga Laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo-konformiteti  sipas Standardit EN 10080, prandaj Inspektorati i Tregut ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm për shkak se të njëjtat nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit nr. 06/l-033 për Produkte të Ndërtimit, gjegjësisht sipas Standardit përkatës EN 10080. 

Produktet e lartcekura, të të njëjtit prodhues, nuk lejohet të futen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës derisa të mos eliminojnë jokonformitetin e cekur më lartë. Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT. 

MINT, respektivisht Inspektorati i Tregut do të vazhdojë me verifikimin e sigurisë së produkteve, në bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe organet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në fuqi.

Po ashtu,  Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar hyrjen në treg të 152 pajisjeve elektrike (shporetëve), që bartnin shenjën e konformitetit të Serbisë dhe nuk ishin në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.